Është siguruar edhe medalja e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Xhudistja jonë, Loriana Kuka, bëhet garuesja e pestë nga ky sport që do të ngritet në podium.
Ajo mundi në gjysmëfinale kroaten, Petrunjela Paviq, kategoria -78 kg. Urojmë që Lori ta fitojë të artën.
Shpat Zekaj, u ndal në repasazh nga kroati, Marko Kumriq, kategoria -100 kg. Ai përfundoi në vendin e shtatë.