Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, reperët Tayna dhe Azet kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.
“Tequila” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa tekstin e kanë shkruar vet dyshja – secili pjesët e tyre përkatëse me ndihmë nga Endrit Mumajesi.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është tipik veror dhe i përshtatet tematikës së këngës.
Ana vizuale i është besuar produksionit Secuenca.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes pasi një vit më parë ata kishin sjell edhe një tjetër duet, të quajtur “Ti harro”.