Shumë i suksesshëm në Greqi, Claydee flet për angazhimin në muzikë: Mami humbi ndjenjat

Klejdi Lupa, i njohur me emrin artistik “Claydee”, është shumë i njohur në Greqi.

Producenti dhe këngëtari shqiptar numëron shumë hite dhe duete me artistë të njohur.

Së fundmi, gjatë një interviste televizive, Claydee kujtoi fillimet e karrierës dhe periudhën e vështirë në Greqi, kur iu desh që të përballej me racizmin.

Ai tha se edhe pse fillimet kanë qenë të vështira në Greqi, falë pasionit dhe punës, ia ka dalë të bëjë atë që do.

 

Mes të tjerash, ai rrëfeu dhe momentin kur iu tregoi prindërve se do të merrej me muzikë.

“Bëra këngën e parë kur isha 20 vjeç. U bë “number one” në Greqi, Last Summer. Kisha bërë disa këngë, ajo u bë hit i madh, ishte ajo që unë mund të qëndroja në studio.

Unë u thashë prindërve që nuk do bëhem mjek, ngelën ata, të fikët mamit, thanë po ky ça pati. Në fillim thanë çne ky me muzikë as s’ka studiuar. Aty shkova në një shkollë mësova, fillova të bëja muzikë profesionale”, tha Claydee.