Ronela Hajati këndon italisht, publikon projektin e ri

Ashtu siç kishte premtuar, Ronela Hajati sapo ka publikuar këngën më të re.

“Caramel” titullohet projekti, i pari që vjen në gjuhë të huaj nga artistja shqiptare.

“Projekti i parë italian dhe ne sapo kemi filluar”, ka shkruar ajo duke nënkuptuar se do të sjellë sërish këngë në italisht.

Ky është projekti i dytë i Ronelës që nga pjesëmarrja në Eurovision 2022, ku u përball me kritika të shumta.

Këngëtarja nuk kaloi dot në finale, ndërsa shumë argumentonin se kënga nuk ishte e denjë, ndërsa kishte dhe nga ata që e quajtën performancën si “vulgare”.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Ronela ka preferuar që të mos i adresojë këto kritika publikisht.