Beyonce tregoi veprën e artit të realizuar për albumin e saj të ri “Renaissance” përmes faqes së saj në Twitter të enjten.
Ylli 40-vjeçar i pop-it nuk kishte veshur asgjë më shumë se një mbulesë të strukturuar metalike me bikini teksa shfaqej mbi një kalë të ndezur holografik. “Act i RENAISSANCE 7.29”, komentoi ajo foton tërheqëse përpara publikimit të albumit të saj më 29 korrik.
“Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një kohë kur asgjë tjetër nuk po lëvizte. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë e lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, për t’u çliruar dhe për të ndjerë lirinë.’ “Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj të gjeni gëzim në këtë muzikë. Shpresoj që t’ju frymëzojë! Dhe të ndiheni po aq unike, të fortë dhe seksi sa jeni”, ka shkruar ajo.
Renaissance do të jetë albumi i shtatë në studio i divës R&B, pas publikimit të Lemonade në 2016.
Albumi pritet të publikohet në disa pjesë, ose ‘akte’, megjithëse përbërja dhe koha e këtyre seksioneve nuk dihen ende.
Këngëtarja e Be Alive tha në kopertinën e saj të gushtit 2021 për Harper’s Bazaar se albumi i saj i ri do të përfaqësonte një ‘rilindje’, pas kohës së izolimit për shkak të pandemisë.
“Me gjithë izolimin dhe padrejtësinë gjatë vitit të kaluar, mendoj se të gjithë jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të duam dhe të qeshim përsëri. Ndjej një rilindje që po shfaqet dhe dua të jem pjesë e edukimit të kësaj ikje në çdo mënyrë të mundshme.”