Përparim Rama e Florian Dushi, dyshja që po ja kthejnë nderin Prishtinës

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, që në start të mandatit të tij qeverisës, po i përmbush pritshmeritë e qytetarëve, e kjo tregohet edhe nga një valë e tërë komentesh pozitive që vërshojnë poshtë postimeve të tij në rrjete sociale.

Rama, ka një bashkëpunim tejet të ngushtë me drejtorët e drejtorive komunale, ndërkohë që një bashkëpunim shembullor është edhe ai me drejtorin e Inspeksionit, Florian Dushi.

Ndryshimet e para pozitive të ndërmarrë nga Drejtoria e Inspeksionit, janë lirimi i hapësirave të uzurpuara, pastrimi i vendeve që ishin shndërruar në deponi mbeturinash dhe që janë bërë tashmë lulishte, kryerja e punëve në rrugën “Muharrem Fejza”, etj.

Bashkëpunimi i mirë, efikas dhe i frytshëm i Kryetarit të komunës me Drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit, Florian Dushi, po dëshmon se premtimet e fushatës nuk do të mbesin vetëm fjalë e premtime, por do të jetësohen e krijojnë lehtësira dhe jetë më cilësore për qytetarët.

Qeverisja bashkohore dhe interaktive e Përparim Rames, po jep rezultatet e veta dhe normalisht po i befason skeptikët e kohës së fushatës.