PDK dorëzon në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokurorial

Projektligji për Këshillin Prokurorial ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokuroial pasi sipas tyre ky Projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Shefi i Grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri tha se së bashku me përfaqësuesin ligjor të kësaj partie kanë dorëzuar Projektligjin në Kushtetuese sepse gjashtë nene bien ndesh me Kushtetutën,

Ai tha se ky Ligj ende nuk ka hyrë në fuqi, ndërsa me të shtrihet ndikimi i politikës në KPK,

“Prej themelimit të institucioneve në vend nuk ka pasur tendencë kaq të qartë për të kapur sistemin prokurorial. Konsiderojmë se ky ligj bie ndesh me 6 nene të Kushtetutës së Kosovës.

Besojmë plotësisht se argumentet që i ka sjell PDK në draftin që e kemi dorëzuar edhe në ankesë është bazë e mjaftueshme për ta nxjerr në kundërshtim me Kushtetutën një ligj të tillë”, tha ai.

Lexo po ashtu:
Këshilli Prokurorial i kërkon Avokatit të Popullit ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin e ri për KPK-në
Këshilli Prokurorial i kërkon Avokatit të Popullit ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin e ri për KPK-në
Sipas tij, nuk janë marrë parasysh në tërësi edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ditë më parë edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), bëri të ditur se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial, njofton se komentet e tij ndërlidhen me evidentimet konkrete të shkeljeve kushtetuese dhe ligjore që janë bërë me anë të këtij ligji, të miratuar më 23 qershor 2022, në Kuvendin e Kosovës.