Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalosi synimet kosovare për të hyrë në Bashkim Evropian kjo në ngjarjen ku Republika e Çekisë, prezantoi prioritetet e saj në udhëheqjen gjashtë mujore të Unionin nëpërmjet sistemit të presidencës që ndërrohet çdo gjashtë muaj.
“Ka ardhur koha për ne që të bëjmë një hap të madhe përpara.
Sivjet republika e Kosovës, synon të aplikoj formalisht, për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Jemi shumë krenar që kjo do të ndodh gjatë presidencës së republikës çeke”, tha Osmani.
Osmani, shtoi se Kosovës e rajonit i duhet një udhërrëfyes e data drejt synimit për të hyrë në familjen më të madhe politike të botës, me 27 vende anëtare.
“Derisa gjashtë muajt e ardhshëm mund të na ndihmojnë që të ecim përpara ata po ashtu paraqesin mundësi të madhe për të reflektuar në një nga padrejtësitë më të mëdha deri tani.
Mungesa e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës.
Ne kemi kryer punë tani është radha e Bashkimit Evropian”, përfundoi kryetarja e Kosovës.