Çështja e mos heqjes së vizave do të debatohet në Kuvend

Në seancën e Kuvendit të Kosovës më 7 korrik, deputetët do të zhvillojnë debat për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kryesia e ka miratuar kërkesën e AAK-së për këtë debat.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se në seancën e ardhshme do të shqyrtohet në lexim të dytë projekt-kodi i procedurës penale, ai për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe ai për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.