Avokati i PDK-së: Qeveria s’beson në Vetting, sepse s’dëshiron ta bëjë

<

Fetahu ka thënë se Qeveria më këtë projektligj dëshiron të zëvëndësojë anëtarët aktualë të Këshillit Prokurorial të Kosovë.

Këto deklarata avokati Fetahu i ka bërë për Klan Kosovën.

Fetahu ka folur edhe për Vettingun në sistemin e drejtësisë dhe Byron për Konfiskimin e Pasurisë.

“Bërja e Vettingut, themelimi i byrosë politike të persekutimit të kundërshtarëve politikë dhe në të njëjtën kohë të nisesh një ndryshim radikal në Këshillin Prokurorial këto nuk shkojnë bashkë. Nëse beson në Vetting, ti shkon prapa tij. Kjo Qeveri nuk beson në Vetting, sepse nuk dëshiron të bëjë Vetting”, ka thënë Fetahu.

Këto deklarata kanë ardhur pasi PDK-ja ka dërguar në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke e konsideruar se cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrjedhimisht duhet të hetohet nga gjykata në fjalë.