Arta Elezaj tregon format trupore në rroba banje

Modelja e njohur nga Klina, Arta Elezaj, vazhdon të jetë një personazh aktiv në rrjete sociale.

Ndonëse ndodhemi në një sezon të nxehtë, ajo në koleksionin e fotografive në Instagram nuk mungon as me imazhe nga pushimet.

Bukuroshja, e cila u bë e njohur nga seriali “O sa mirë”, po shijon pushimet në një nga bregdetet shqiptare.

Ajo së fundmi ka pozuar me rroba banje të markës ‘Fendi’, ndërkohë që duket në formë të mirë.

Këto imazhe kanë bërë që të komplimentohet në masë të madhe për fizikun atraktiv e format trupore të kolme.

Megjithëse nuk e ka prezantuar akoma, Elezaj ditë më parë përmes një imazhi ka lënë të kuptohet se është në një lidhje dashurie.

Nga ana profesionale, momentalisht nuk është e angazhuar në ndonjë projekt të ri.