Në programin tim pjesë e rëndësishme është edhe zhvillimi i futbollit në Diasporë dhe mbështetja e komunitetit të futbollit atje.
Këtë fundjavë po qëndroj në Offenbach ku po mbahen garat për Kupën e Diasporës në Gjermani, me pjesëmarrjen e 10 klubeve shqiptare.
Fituesi i kësaj gare si dhe fituesi i Kupës së Diasporës në Zvicër do të luajnë në vjeshtë me fituesin e Kupës së Kosovës për Superkupën Kosovë-Diasporë.
Bashkëatdhetarët tanë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë në vazhdimësi, prandaj e kemi obligim që t’i mbështesim dhe t’u japim hapësirën e nevojshme për t’i promovuar vlerat e tyre edhe në futboll.
A.A.
#BashkëPërFutbollin