Konjufca takon sot Thaçin, Veselin dhe të tjerët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dje ka udhëtuar për në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli, ka konfirmuar për Klankosova.tv, se takimet me ta do t’i zhvillojë sot.

Ndryshe, Kërçeli ka bërë të ditur se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi e kanë pranuar vizitën e Konjufcës.

Konjufca është zyrtari i parë i pushtetit që do të takohet me të gjithë krerët e UÇK-së pasi që paraprakisht në Hagë kishte udhëtuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mirëpo që të njëjtën nuk e kishin pranuar në takim ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.