Çmimi i naftës në qiell, Kurti: S’mund ta heqim akcizën, zvogëlohet buxheti i shtetit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është deklaruar rreth idesë për heqjen e akcizës për derivatet e naftës, duke thënë se qytetarët nuk ndihmohen kur atyre u hiqen tatimet.

Kurti, tutje ka shtuar se ai nuk beson se duke hequr akcizën, mund të ulet çmimi i naftës.

Me tej, kryeministri ka bërë me dije se qeveria dëshiron t’i ndihmojë qytetarët me politika sociale dhe se qeveria po përpilon një udhëzim administrativ për çmimet e naftës në Kosovë.

I pari i Qeverisë aludon se me hqejen e akcizës, ulet buxheti i shtetit.

“Nuk besoj që duke hequr akcizë edhe TVSH që e zvogëlon buxhetin e shtetit mund ta ulim çmimin e naftës dhe ta gjejmë rrugën e duhur përpara. Çfarëdo heqje e tatimit nuk ndihmon qytetarët, por rrit fitimin e tregtarëve. Ne duam t’i ndihmojmë qytetarët me politika sociale. Po e përcjellim me vëmendje naftën që hyn në fuqi. Po përpilojmë udhëzim administrativ për çmimet e naftës në Kosovë. Duam të mbrojmë konsumatorët me aq sa mundemi dhe më pastaj të kujdesemi që tregu të mos deformohet dhe të ketë konkurrencë të barabartë në treg”, ka thënë Kurti.