Këtë vit, si asnjëherë tjetër, këngëtarët shqiptarë kanë vendosur të bashkojnë forcat për projektet muzikore.
Ende pa filluar zyrtarisht vera, veç janë publikuar disa bashkëpunime muzikore, mes disa këngëtarëve të njohur.
Por ajo që nuk është bërë akoma publike zyrtarisht është një super projekt që vjen gjatë verës, nga dy artistet më të suksesshme shqiptare.
Lajmi.net merr vesh se Dhurata Dora dhe Elvana Gjata kanë bashkuar forcat për këngën e verës, e pritshmëritë janë shumë të mëdha nga publiku.
Ajo çka e bën të veçantë këtë dyshe është fakti se për të dyja është hera e parë që bashkëpunojnë me një artiste femër (përjashto duetin e Elvanës me motrën e saj, e cila nuk bën pjesë në estradën shqiptare, pasi Migena është e fokusuar në muzikë klasike jashtë trojeve shqiptare).
Xhirimet e videoklipit kanë përfunduar, e ajo çka është e sigurtë është se bashkimi i forcave të dy artisteve më të pëlqyera shqiptare, do të rezultojë me një tjetër hit.