Rep-artisti shqiptar Noizy ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili edhe këtë herë do ta realizojë në bashkëpunim.
E ky duet do jetë me rep-artisten Loredana Zefi.
Lajmin e ka bërë të ditur dyshja përmes postimeve në rrjetin social Instagram.
“17, Qershor, gati për shkatërrim”, ishte mbishkrimi i Noizyt në Instagram krahas fotos.
Dyshja është mjaft aktive me koncerte këto kohë dhe janë duke shijuar sukseset e tyre individuale, ndërsa pritet që edhe ky bashkëpunim të jetë një hit veror.