Post Malone është bërë baba për herë të parë! Burime për E!Neës bëjnë me dije se partnerja e reperit ka sjellë në jetë vogëlushen.
Malone bëri me dije lajmin pak kohë më parë ku shprehu gjithë emocionet e nisjes së këtij kapitulli të ri.
Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time. Jam më i lumtur se kurrë më parë,” -tha reperi asokohe për People. “Koha për t’u kujdesur për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi dhe të shpërndajmë sa më shumë dashuri çdo ditë.”
Post Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, nuk e ka bërë kurrë publike të dashurën dhe po me të njëjtën fanatizëm duket se po ruan edhe detajet rreth vajzës. Nuk dihet ende kur bebushja ka lindur apo emri i saj.