Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në manifestimin e Ditës së Lirisë në Bllacë.
Ajo në fjalimin e saj në “Nga Eksodi në Liri”, tha se më 12 qershor 1999, vrasësit përfunduan jashtë Kosovës.
“Më 12 qershor 1999, vrasësit përfunduan jashtë Kosovës, kurse forcat paqëruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë e qytetarët e dëbuar me dhunë nisën të kthehen në shtëpitë e tyre.”, tha ajo.
Më tutje Osmani tha se po në atë ditë, zuri fill edhe krijimi i shtetit më të ri në botë.
“Atë ditë, erdhi liria, mori fund shtypja e vrasjet dhe zuri fill krijimi i shtetit më të ri në botë. Ora e errët e historisë për ne mori fund”, tha Osmani.