Moti gjatë ditës së nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës në disa vende do të sjellin reshje shiu.

Ky njoftim nga IHMK-ja është bërë përmes një komunikate për media, ku shtohet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Tutje në komunikatë këshillohet që, nga ora 9 deri në orën 17, qytetarët të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit.

“Parashikimi i Moti për ditën e diele 5 qershor 2022! Të dielen parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsiusm , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius . Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP , që nga ora 9-17 mundesisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse( ombrell, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krema kunder rrezeve të diellit). Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në komunikatë.