Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme.
Kosova nesër do të përballet me Greqinë, në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kombeve.
Dardanët’ kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë, që luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.
Gjatë kësaj stërvitje ekipi ka qenë i kompletuar, derisa janë bërë kryesisht ushtrime pa ngarkesë të madhe.
Atmosfera brenda grupit të futbollistëve është shumë e mirë, derisa të gjithë e presin me entuziazëm ndeshjen e nesërme, duke e ditur edhe faktin se do ta kenë mbështetjen e zjarrtë të tifozëve ‘Dardanët’.
Kosova pas ndeshjes me Greqinë do të pres sërish në shtëpi Irlandën e Veriut më nëntë qershor, ndërsa me 12 qershor do të luajë në udhëtim te grekët.