Një rast i dyshimtë me lijën e majmunëve është raportuar në Kosovë.
Në lidhje me këtë ka dhënë detaje Ministria e Shëndetësisë me anë të një komunikate për media, në të cilën ka bërë të ditur se pacienti është një 69 vjeçar nga komuna e Dragashit.
MSH bën të ditur se ai është hospitalizuar në Klinkën Infektive dhe i është marrë një mostër nga ndryshimi lëkuror e cila do të dërgohet për analiza laboratorike.
“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara”, bën të ditur Ministria e Shëndetëissë.
Postimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.
Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile.
Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.
Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara.
Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.