Nis takimi i ambasadorit Hovenier me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Hovenier ishte paraparë që të ketë një takim me drejtuesit e institucioneve në vend.

Siç mëson lajmi.net, ambasadori Hovenier tashmë ka filluar takimin me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ambasadori dhe deputetët që janë pjesë e këtij komisioni janë duke diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, shumë prej tyre në kuadër të diplomacisë.

Lidhur me këtë vizitë të Hovenier në institucionet e vendit nuk është dhënë ndonjë njoftim zyrtar.

Ditëve të fundit ambasadori Hovenier ishte mjaftë i zëshëm, e në kuadër të kësaj ai u deklarua edhe për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të dalë më 2016, lindur me disa prona, në mesin e tyre atë të Manastirit të Deçanit.

E patjetër së së fundi temë diskutimi në vend dhe më gjerë ishte edhe marrëveshja e arritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ai rus, Vladimir Putin.

Lidhur me marrëveshjen për furnizim me gaz rus për tri vitet e ardhshme pati reagime të shumta nga të gjithë përfaqësuesit e vendeve të huaja.

Madje nga Bashkimi Evropian u vu si “afat” periudha e krijimit të qeverisë së re serbe, në mënyrë që të vihen në funksion sanksionet e Serbisë ndaj Rusisë, anipse Serbia vazhdimisht ka mohuar të bëjë një gjë të tillë.