Në prani të një numri të madh të qytetarëve, në fshatin Morinë të Skenderajt, është varrosur sot Avdullah Gucati, babai i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili mungoi në ceremoninë e varrimit.
Në emër të familjes foli, Abdyl Imeri, mik i familjes Gucati, i cili ka treguar biografinë e të ndjerit.
“Lajmi për vdekjen e bacit Avdullah, ishte lajm i cili preku thellë në zemrat dhe shpirtrat e familjarëve, miqve, shokëve dhe çdo qytetari të cilët e kanë njohur atë, jo vetëm në Drenicë por edhe me gjerë”, tha ai.
Ai shtoi se Avdullah Hasan Gucati ka lindur në fshatin Marinë më 7 mars 1939, vjen nga një familje me vlera të mëdha patriotike dhe atdhetare. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20.
“Gucati ishte persekutuar nga regjimi serb i kohës, Avdullahu kishte 3 vëllezër dhe një motër. Ishte babai i 13-të fëmijëve. Kur Kosova kishte më së shumti nevojë dhe njerëz të fortë, Avdullahu së bashku me djalin Hysniun iu bashkëngjiten radhëve të UÇK-së, për deri sa djali Hysniu luftonte në Drenicë, Baci Avdullah kishte mërgimin dhe kthehet në Kosovë, në Koshare deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës”, tha ai
Ndërsa, Ilmi Gucati, djali i të ndjerit për fund ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, pa dallim.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, shprehi ngushëllimet e tij, ku tha se bashkëndjejnë me familjen Gucati.
“Bashkndjejmë dhembje për ndarje nga jeta të prindërit tuaj. Ju keni dëshmuar edhe në të kaluarën dhe vazhdimisht qendres dhe merzive me momentet që kanë prekur thellë, ndjenjat tuaja dhe tonat njëkohësisht. Ngjarjeve të cilave iu paraprin urdhri i Zotit janë më lehta të përballueshme se ato që shkaktohen nga qenia njerëzore e të cilat padrejtësisht po i vuajnë sot Hysniu, Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi, Hasimi e shumë bashkëluftëtarë të tjerë që kanë kaluar nëpër këto sfida”, tha ai.
Ushtrues detyre i OVL-së, Faton Klinaku, shprehi ngushëllime familjes në emër të organizatës, duke thwnw se është dhimbje e madhe jo vetëm për familjen po për të gjithë.
“Baca Avdullah shquhej për guximin e tij, ishte gjithmonë i gatshëm që të jepej aty ju e kërkonte populli dhe atdheu i tij. Ai ishte luftëtarë në brigadën 138 të “Agim Ramadani”, të UCK-së, periudha pasluftës nuk ishte fare e lehtë, mirëpo baca Avdullah nuk u dorzu përball sfidave të jetës dhe as përballw shumë padrejtësive të cilat me arrestimin e pjesëtarëve të UÇK-së, ndwr ta edhe djali i tij Hysniu”, ka thënë ai.