Presidenti Ademi po merr pjesë në darkën solemne të organizuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin

Presidenti Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj po marrin pjesë në darkën solemne të organizuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin në Paris, në prag të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, Liverpool vs Real Madrid. Si gjithmonë bashkë me presidentin Ademi është edhe presidenti i FSHF-së dhe anëtari i KE të UEFA-s, Armand Duka.