Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën, 21 dhe 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 deri në 23:40, do të vazhdojë testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahshe për automjetet.
Me anë të një komunikate për media tregohet se, qarkorja njëkahshe gjatë kësaj fundajve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve – Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës, Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE, Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit.
Tutje shtohet se komuna e Prishtinës i bënë thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.
Komunikata e plotë:
Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Ju njoftojmë se, të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00-23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:
Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit
Ndërsa, siç edhe ju kemi informuar më herët, po në këto data, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivali i Pranverës”.
Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.
Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës”Dritan Hoxha”.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.