Votojnë të gjithë deputetët e pranishëm, miratohet Projektligji për Policinë Ushtarake të FSK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro miratimit të Projektligjit për policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro këtij projektligji.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka njoftuar se 74 depuetetë të cilët ishin të pranishëm në sallën kanë votuar PRO, asnjë kundër dhe nuk pati asnjë abstenim, transmeton lajmi.net.

Gjatë miratimit të këtij projektligji në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se ky projektligj do ta ndihmojë policinë e FSK-së që të ketë autorizime për ta kryer misionin e saj.

“Policia ushtarake vepron brenda dhe jashtë kazermave të saj, andaj pjesëtarëve të uniformuar, punonjësve civil të mistrisë së mbrojtjes dhe FSK-së, ky projektligj u mundëson që të kenë autorizimet e nevojshme ligjore në mbështetje të misionit të vet”, kishte thënë ai.