Nuk la gjë pa thënë për të, Semi e ftuar në emisionin e Donaldit këtë javë

Edhe pas kaq muajsh prej kur edhe ka përfunduar, po vazhdon drama edhe jashtë “BBV”.

Semi pas daljes nga “BBV”, bëri deklarata të ndryshe kundër Donaldit.

E gjitha kjo pasi ajo e gjykonte për veprimet e tij brenda shtëpisë së “BBV” e të cilat lidheshin me shoqen e saj, Borën.

Pak ditë ka prej kur u konfirmua ribashkimi i Borës me Donaldin, e si duket kjo ka bërë që edhe Semi t’i harrojë të gjitha hatërmbetjet.

Ishte Donaldi ai i cili publikoj një video në ‘Instastory’ duke paralajmëruar episodin e ri të emisionit.

Aty shihet Semi në krahët e tij, ku pritet që ajo të jetë musafire.