Një çift i ri i është shtuar showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për moderatoren Evi Reçi dhe ish-banorin e “Big Brother VIP”, Kledi Hysa.
Lajmin e kanë konfirmuar burime për Kryefjala.com. Sakaq, po të dallosh fotot e dyshes në rrjetet sociale vihet re që kanë qenë në disa vende njëkohësisht. Për shembull, së fundmi janë të dy në Vlorë.