Presidenti Agim Ademi është ftuar nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, për të marrë pjesë në eventin “The Queen’s Platinum Jubile”, që do të mbahet më 3 qershor në orën 15.00 në Prishtinë. Ky jubile organizohet në kuadër të festimit për Madhërinë e Saj, Mbretreshën Elizabeth II, e cila do të bëhet Monarku i parë britanik që feston një Jubile Platinum pas 70 vitesh shërbim.