Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në Bundesliga 2. Ai shënoi supergol në fitoren e skuadrës së tij, Paderborn kundër Sandhausenit, me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së 33-të.
Muslija realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 27-të dhe atë me gjuajtje nga distanca.
Për Florentin ky ishte goli i shtatë në këtë edicion.
Ai këtë gol dhe fanellën e ndeshjes së sotme ia dedikoi presidentit të FFK-së, Agim Ademi, ku pas ndeshjes qëndroi në shoqëri të përfaqësuesit të FFK-së, Fekmi Kongjeli, ish-futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë e menaxherit të njohur Fatmir Vata dhe drejtorit të akademisë së furbollit të Hannover 96 dhe Vfl Bochum, Jürgen Holletzek.