Presidenti Agim Ademi ka marrë ftesë për të gjitha eventet e radhës që do të zhvillohen nën patronatin e UEFA-s. Fillimisht më 11 maj në Vjenë do të jetë pjesë e Kongresit të 46-të të UEFA-s. Më 18 maj i pari i FFK-së është i ftuar në finalen e Europa League, që luhet në Sevilla, më 21 maj në finalen e Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave, që zhvillohet në Torino. Pastaj, më 25 maj në finalen e Conference League në Tiranë, e më 28 maj në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris. Kreu i FFK-së është ftuar edhe në “Finalissima 2022”, edicionin e tretë të Kupës së Kampionëve CONMEBOL–UEFA, ku do të përballen Italia si fituese e Euro 2020 dhe Argjentina, si fituese e Kupës së Amerikës 2021. Kjo ndeshje zhvillohet më 1 qershor në “Wembley”.