Agim Ademi vizitoi ne spital anëtarin e Komisionit të Gjyqtarëve të FFK, Zenel Qorraj

Sot në spitalin e Pejës e vizitova z. Zenel Qorraj, ish-gjyqtar i njohur kosovar, njëherësh anëtar i Komisionit të Gjyqtarëve në FFK.

Zeneli iu ka nënshtruar një operimi ortopedik, për çka e urova dhe e inkurajova që ta kalojë sa më shpejt këtë sfidë dhe t’i kthehet familjes, punës së përditshme dhe shoqërisë.

Shërim të shpejtë Zenko! 🙏