Pas ndarjes së bujshme, reperi i njohur shqiptar ribashkohet me gruan

Pas më shumë se një viti ndarje të bujshme S4MM është ribashkuar me gruan e tij.

Reperi i njohur nga Tetova, në fillim të vitit të kaluar njoftoi se ka ndarë rrugët me bashkëshorten e saj, Filiz Ismaili.

Çifti, të cilët kishin pak muaj që u martuan, konfirmuan ndarjen në rrjete sociale duke hequr të gjitha fotografitë e duke mos ndjekur më njëri-tjetrin në Instagram.

Pas më shumë se një viti, në emisionin ‘Prive’ thuhet se dyshja janë në pritje të fëmijës së parë.