Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, e ka quajtur “Kartel të Rrymës” shitblerjen e rrymës nga qeveria me kompanitë serbe të energjisë ku janë shpenzuar rreth 100 milionë euro, term ky që përdoret për shitblerjen e drogës nga kartelet në Amerikën Latine.
Ismaili në konferencë për media, tha se raportimet financiare të kompanive serbe nga shitblerja e rrymës duket se janë vetëm fillimi i një bunari të thellë korruptiv.
“Raportimet e shumta për përfitimet financiare të kompanive të Serbisë nga paratë e 100 milionëshit duket se janë vetëm fillimi i një bunari të thellë korruptiv ku miliona euro të qytetarëve tanë janë shpërndarë në transaksione të kompanive në Serbi, e për më keq ka dyshime të mëdha edhe për transaksione në xhirollogari ruse”, ka deklaruar Ismaili.