Abdixhiku mesazh VV-së për shtrenjtimin e rrymës: Krimi nëse ka ndodh mbetet aty, nuk fshihet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, ka folur rreth vendimit të VV-s për mos votimin e Komisionit Hetimor për çështjen e energjisë, ku ka thënë se VV-ja nuk mund të fsheh asgjë.

Në deklarimin e tij para mediave, Abdixhiku, tha se krimi, nëse është bërë, atëherë ai nuk fshihet dot.

“Unë i dërgoj mesazh të qartë: Krimi nëse ka ndodh dhe mundoheni ta fshihni me mos votim të Komisioni Hetimor, nuk do të fshihet, ai mbetet aty. Herët apo vonë do të merremi më ketë çështje”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, ai ka deklaruar se, si opozitë nuk do të marrin pjesë në asnjë votim parlamentar deri në votimin e Komisionit Hetimor, duke shtuar se sa më shumë që “Vetëvendosja fsheh” aq më shumë opozita do të insitojë në krijimin e këtij komisioni, sepse refuzimi i VV-s për formimin e këtij Komisioni, tregon që ka diçka korruptive.

“Komisioni hetimor para votimeve të tjera. Sa më shumë që e fshehin, aq më shumë do të insistojmë sepse kuptojmë që prapa fshehjeve të tyre ka diçka koruptive. Ne kemi vendosur të mos votojmë dhe të mos marrim pjesë në asnjë votim përderisa nuk themelohet Komisioni Hetimor, sepse është e drejt kushtetuese por edhe të drejtë të qytetarëve tanë. Pa aprovimin e KH, nuk do të këtë votim të opozitës në parlament. Sa ma shumë që e fshehin, sa më shumë që bëjnë përpjekje për ta fshehur, më shumë do të insistojmë sepse kuptojmë që mbrapa tyre ka diçka të madhe të vërtetë, të dhimbshme dhe korrputive”, ka shtuar i pari i LDK-së.

Më tej, ai ka thënë se menaxhimi i krizës energjetike në Kosovë ka qenë skandaloze, ku janë ndarë 120 milionë euro për një kompani private dhe përsëri janë rritur faturat e energjisë në 100%.

“Ka ndodhur një menaxhim skandaloz i krizës energjetike ne Kosovë, nga zyrtaret me te lartë qeverisës. Një papërgjegjësi e paparë. Dhe ka ndodh një përfundim skandaloz që i merr Kosovës 120 milionë euro i vendos në një kompani private dhe i rritë faturat prapë në 100%. Për këtë i duhet Kosovës transparence e plotë, ne po kërkojmë transparencë të potë”, ka shtuar Abdixhiku.

Duhet kujtuar se Komisioni Hetimor nuk po arrin të votohet në parlament, për shkak se Vetëvendojsa është kundër këtij komisioni.