Amber Heard dhe Johnny Depp po përballen prej ditësh në gjykatë, në sytë e gjithë botës dhe vëmendja ndaj tyre është e madhe.
Fansat së fundmi vunë re një detaj që ka hapur shumë diskutim. Bëhet fjalë për veshjet e dy protagonistëve. Amber Heard po vishet njësoj si Johnny Depp në çdo dalje para trupit gjykues.
Ky detaj u pa që nga dita kur ata zgjodhën anëtarët e jurisë. Atë ditë, Johnny u shfaq i veshur me një kostum gri, ndërsa Amber u vesh njësoj të nesërmen. Ditën e parë të gjyqit, Johnny veshi një xhaketë të errët të kombinuar me një kravatë të bardhë dhe të nesërmen veshi një kostum me ngjyra të ngjashme, por me një karficë blete. Ky aksesor është një detaj që Johnny e mban shpesh në veshjet e tij, pasi përfaqëson punën dhe bollëkun.
Çfarë do të thotë të vishesh si tjetri?
Sipas Karen Pine, Dr. në Universitetin e Hertfordshire, në Angli, të vishesh si personi tjetër aludon në “njohjen e investuar”, një term që bazohet në rëndësinë e veshjes dhe mënyrën se si ajo ndikon në emocione. Veshja e njëjtë lidhet me shoqërinë dhe besnikërinë.
Ka fansa që besojnë se Amber synon t’i dërgojë ish-bashkëshortit të saj një mesazh që të mos tregohet i ashpër me të në gjykatë.
Amber Heard Dresses The Same As Johnny And It Is Believed That It Is On Purpose – Bullfrag
Ky është një mesazh psikologjik për ta zbutur aktorin emocionalisht. Përveç kësaj është vënë re në më shumë se një rast që Amber është përpjekur të krijojë kontakt me sy me Depp gjatë gjyqit. Ndërsa nga ana e aktorit ka qenë e qartë se ai po i shmanget plotësisht asaj.