Derisa gjithë bota flet për ta, Rihanna dhe i dashuri i saj fotografohen duke darkuar

E pashqetësuar dhe duke shkëlqyer si gjithmonë, shfaqet Rihanna nga Barbadosi në shoqërinë e partnerit të saj ASAP Rocky teksa bota komenton lajmin e përhapur me shpejtësi për një aferë tradhtie.

Kur në rrjetet sociale po thuhej se ata janë ndarë, çifti udhëtoi drejt vendit të origjinës së këngëtares ku ndodhen ende.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë darkuar së bashku dhe artistja nuk ka ngurruar edhe një herë të bëjë një paraqitje të veçantë duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur siç ka bërë gjatë gjithë shtatzënisë.

34-vjeçarja tërhoqi vëmendje duke u shfaqur e veshur me një fustan të zi me panele të prera i cili ekspozonte barkun dhe dekoltenë e saj teksa u fotografuar duke hyrë në restorant. Me një look të thjesht dhe minimalist, Rihanna u shfaq e buzëqeshur dhe në humor.

Paraqitja e fundit e çiftit vjen pasi mohuan pretendimet për një ndarje. ‘E akuzuara’ se ka pasur një lidhje me A$AP Rocky gjatë shtatzënisë së Rihanna-s, Amina Muaddi, mohoi ashpër akuzat.

Dizajnerja e këpucëve bëri një deklaratë në mediat sociale të premten pasi mediat sociale u ndezën nga lajmet se reperi e kishte tradhtuar këngëtaren me të.

“Gjithmonë kam menduar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në mediat sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër. Fillimisht mendova se këto thashetheme të nxitura me qëllime keqdashëse nuk do të merreshin seriozisht. Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur, pavarësisht nga faktet që kanë. Ndërsa Rihanna po vazhdon të jetojë jetën e saj të qetë dhe unë po i kthehem biznesit tim – ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur”, shkroi ajo.

Një burim i kishte thënë më herët TMZ se thashethemet ishin 100% të rreme.

Drama filloi të enjten kur një person i njohur në rrjetet sociale, Louis Pisano, shkroi në Twitter: Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke tradhtuar me stilisten Amina Muaddi.

Pasi u mohuan zërat ai kërkoi falje publike duke thënë se statusi i tij ishte i nxituar teksa u shkëput nga Twitteri për një periudhë.

“Mbrëmë mora një vendim për të postuar në Twitter disa informacione që kisha marrë. Unë nuk do të flas për burime, nuk do të fajësoj të tjerët për një diskutim që filloi, etj, sepse në fund të ditës mora vendimin për ta bërë atë status. Kështu që unë do të doja t’u kërkoja falje të gjitha palëve të përfshira në veprimet e mia dhe për postimet e mia të pamatura në Twitter. Unë i pranoj plotësisht pasojat e veprimeve të mia dhe çdo dëm që ato shkaktuan.”, ka shkruar ai.