Filloreta dhe Mevlani kohëve të fundit po komentohen për raportin e tyre.
Ishte Filloreta ajo e cila u komentua shumë, pasi u deklarua qysh në fillim se në program ka ardhur vetëm për Mevlanin.
Situata mes tyre ishte tejet dinamike, pasi ata shpesh kanë pasur përplasje mes vete.
Por si duket pas realitetit televiziv, marrëdhënia e tyre është krejtësisht ndryshe.
E këtë padashje e ka zbuluar Bruno, ish konkurrenti i “Për’puthen”.
Përmes një video të publikuar, Bruno ka kapur Mevlanin ku përkrah tij qëndron edhe Filloreta.
Ndonëse është pjesë e rregullave, që ata nuk duhet të takohen jashtë emisionit, dy të rinjtë duket se nuk e kanë respektuar këtë rregull.
Madje për një moment Filloreta përpiqet të fshihet në video.