“Më tha truni…”, kënga e re e Donaldit edhe një dedikim tjetër për Borën?

Dje, Elgit Doda bashkë me Romeo dhe Donald Veshaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

Ky bashkëpunim titullohet “Picasso” dhe për tekstin e këngës janë përkujdesur të tre artistët.

Mirëpo ajo që mori vëmendjen në këtë projekt muzikor ishte një pjesë nga teksti i këngës ku thotë se “Ma tha truni për me t‘hup, ma tha truni për me të lut, ma tha truni për me vujt”.

Kjo pjesë nxit dyshimet se mos kjo këngë është një dedikim tjetër për Borën nga Donaldi.

Ndërkohë rikujtojmë se para disa kohësh Donaldi përmes një “InstaStory” tregoi se po mundohet që ta rifitojë Borën.

“Kam kërkuar falje aty ku dihet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, shkruante aktori duke nënkuptuar se po përpiqej të rifitonte Borën.

YouTube player