Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 23 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka patur të vdekur.
Tani për tani janë 509 raste aktive ne mbarë vendin.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 880 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142.
Në total numri i rasteve aktive është 509.