Në fund të muajit të kaluar, saktësisht më 31 mars, Era Istrefi u rikthye me projektin e ri muzikor “Bebe”.
Kënga u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku dhe ende pa kaluar shumë ditë që nga lansimi, “Bebe” ka arritur shifrën e 5 milionë klikimeve në platformën Youtube.
Këtë e njoftoi Era përmes një postimi të shpërndarë për ndjekësit e saj në InstaStory.