Me 20 vota për, asnjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura, gjatë së hënës është shkarkuar kryetarja e cila kishte mandat dyvjeçar.
Kjo seancë e jashtëzakonshme ishte e ftuar nga kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu.
Në takimin që u mbajt mëngjesin e sotëm me përfaqësuesit e Luginës, kryeministri Albin Kurti ka thënë që nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, duke mos mbështetur shkarkimin e Ardita Sinanit.
Sot, Sinani ishte në takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ku mori edhe mbështetje nga ky i fundit.
Kurti në këtë takim tha se pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve, nuk duhet të mbështeten tentimet për acarim me njëri-tjetrin, siç është edhe rrëzimi i kryetares, Ardita Sinani.
“Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani.”, tha Kurti.
Por, pavarësisht kësaj, ajo është shkarkuar sot nga ky post.