Gjatë javës së kaluar, president i Serbisë për herë të tretë u zgjodhë, Aleksandër Vuçiq.
Ish-ministri i Sllobodan Millosheviq gjatë kohës së gjenocidit në Bosnje dhe Kosovë duket të ketë përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve, e një prej tyre është hiç më pak se motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi.
Në një fotografi e cila u publikua në profilin e “Instagramit” të Çunmulajt, ajo shihet duke puthur posterin e presidentit serb.
“E ardhmja është e ndritur”, kishte shkruar ajo krah fotos.
Ajo u kritikua jashtëzakonisht shumë për gjestin e bërë.
Pas kritikave ajo ka reguar dhe ka dhënë shpjegimin e saj, ku edhe ka kërkuar falje nga shqiptarët por që veprimin e saj e ka lidhur me “sarkazmë”.
Pepi, prej kohësh jeton në Beograd, ku edhe është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore.