Raporti 24-orësh i MSH-së: 28 të infektuar me koronavirus, një i vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përgjatë 24-orëve të fundit një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Një gjë e tillë është njoftuar nga komunikata e përditshme e MSH-së, teksa bëhet me dije më tej se 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Komunikata e MSH-së:

09 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 183 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.626 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 821.061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 100.552 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹSot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 541.