Nis protesta e BSPK-së, i bëjnë thirrje Kurtit që t’i realizojë kërkesat e tyre

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga Bashkësia e Sindikatave të Pavaraura të Kosovës.

Kjo protestë nisi me thirrjen “Kryeministër, realizo kërkesat tona. Parandalo grevën e përgjithshme”.

Tutje, nga protesta janë dëgjuar edhe thirrje ndaj kryemnistrit të Kosovës, Albin Kurti, që sipas tyre, të mos i mashtrojë me Ligjin për Paga, por ta bënë atë ose t’i ngritë pagat.