Kanë nisur arrestimet e para të zyrtarëve policor në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Inspektorati Policor i Kosovës deri më tani ka vendosur në pranga pesë pjesëtarë të policisë së Kosovës të dyshuar për marrje të ryshfetit.
Operacioni i sotëm i koduar me emrin “Pika 2” është vazhdim i operacionit të ndodhur me 14 mars në Gjakovë e Prizren ku ishin arrestuar 48 policë dhe dy doganierë.
Në aksionin e sotëm pritet të arrestohen edhe 20 pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe rreth 40 të policisë së Shqipërisë.
IPK në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe autoritetet e Shqipërisë po vazhdon operacionin edhe në këto momente.