Publikohet raporti ditor i COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 27 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë.

Janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.968.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.823.272 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 812 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.968.
Në total numri i rasteve aktive është 550.