Presidenti Çeferin uron presidentin Ademi: Progresi i bërë ka vendosur themelet për të ardhmen

NYON, SWITZERLAND - DECEMBER 12: UEFA President Aleksander Ceferin meeting with Kosovo Football Federation (FFK) President Agim Ademi at the UEFA headquarters, the House of European Football on December 12, 2018 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Menjëherë pas Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, ku presidenti Agim Ademi u rikonfirmua në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar, ka arritur edhe telegram urimi i presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin. Në urimin e tij për rizgjedhjen në krye të FFK-së kreu i qeverisë së futbollit evropian ka përgëzuar presidentin Ademi për ribesimin e marrë nga delegatët e Kuvendit të FFK-së dhe për punën e bërë gjatë mandatit të parë.

Më poshtë letra e plotë e Presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin:

I nderuar zoti President, i dashur Agim,

Jam i lumtur t’ju përgëzoj për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shumë punë të rëndësishme tashmë janë bërë për të ndërtuar dhe përmirësuar infrastrukturën e futbollit – stadiumet, fushat, qendrat kombëtare të stërvitjes janë disa shembuj kyç deri më sot.

Ky progres i jashtëzakonshëm ka vendosur themelet për të ardhmen dhe ka krijuar një mjedis ku futbolli mund të ngrihet dhe të rritet për të përmbushur potencialin e tij të plotë.

Të uroj gjithë të mirat në mandatin në vazhdim Agim dhe mezi pres të të takoj ty dhe të gjithë ekipin e Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili vazhdon të inkurajojë, zgjerojë dhe ofrojë mundësi të reja dhe emocionuese për futbollin në Kosovë.

Me respekt,
Aleksandër Çeferin