Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka refuzuar ankesën e FC Vitia, e cila kishte kërkuar “Të pezullohen efektet juridike të Njoftimit për mbajtjen përmbajtjen e Kuvendit të rregullt Zgjedhor për Kryetar t FFK-së me datën 6 Prill 2022, si dhe veprimi apo akt tjetër të dale në zbatim të këtij vendimi, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë”.
Demokracia.com ka siguruar aktvendimin e Gjykatës përmes të cilit është refuzuar kjo padi.
Me këtë vendim gjykate edhe njëherë është fuqizuar ligjshmëria e thirrjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor për Kryetar të FFK-së, me datë 6 prill 2022 të cilin Agim Ademi mori edhe një mandat 4-vjeçarë për ta drejtuar FFK-në.
Ademi mori 42 vota për nga 43 delegatë sa ishin në Kuvend (një abstenoi). Të kujtojmë se Agim Ademi erdhi në krye të FFK-së përmes një Kuvendi të jashtëzakonshëm pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri. Ai me sukses udhëhoqi katër vjet FFK-në, gjë e cila bëri që delegatët t’ia besojnë atij edhe një mandat tjetër për ta drejtuar institucionin e futbollit kosovar.