“As familja nuk e dinte që jam martuar”, Kourtney zbulon detaje nga martesa

Kourtney Kardashian ka zbuluar detaje të reja nga martesa e saj.

Ajo u shfaq bashkë me motrat, për të biseduar rreth serialit të tyre, ‘The Kardashians’.

Gjatë intervistës, Kourtney foli për martesën me Travis ku zbuloi se kishin organizuar dasmë të fshehtë, saqë disa nga familjarët nuk e dinin që është martuar.

Kris tha: Unë e dija, dhe Khole e dinte.

When are Kourtney Kardashian and Travis Barker getting married?

Ndërsa sa i përket Kim-it, ajo tha se në atë moment ishte duke fjetur.

“Më zgjoi nga gjumi dhe nisëm duke biseduar në grup dhe Kourtney nisi të fliste… “u martova mbrëmë”, dhe buzëqeshi”, u shpreh Kimi, duke treguar që as ato nuk ia kishin idenë për këtë martesë.

Kujtojmë që në fillim të kësaj javë, Kourtney dhe Travis u martuan në Las Vegas pasi morën pjesë në ‘Grammy 2022’.